Administrata e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar ka shtrënguar masat karshi zbatimit të vendimit për respektimin e orarit të punës dhe kodin e veshjes.
Nga ky institucion kanë thënë për Indeksonline se janë identifikuar dhjetëra raste të shkeljeve të detyrave të punës.
“Shkelësve të tillë i shqiptohem masa disiplinore me vërejtje me gojë, paralajmërim me shkrim apo vërejtje me shkrim, varësisht nga niveli i shkeljes qoftë të lehtë apo të rëndë. Deri më tani janë evidentuar dhe rrjedhimisht janë shqiptuar mbi dhjetë masa disiplinore të natyra të ndryshme dhe mbikqyrja mbi ta vazhdon nga monitoruesi i drejtëpërdrejtë”, thonë nga SSHUK-ja.
Vonesat në punë, pauzat e stërgjatura, thonjët e gjatë, përdorimi i buzhutireve në orar të punës, janë vetëm disa nga shkeljet që po sanksionohen nga komisionin në QKUK.
Komisioni i caktuar fillimisht ka vërë një fushatë informimi dhe vetdijësimi për vijueshmërinë në punë, si dhe respektimin e kodit të veshjes./Indeksonline/