Aksidenti me fatalitet, kjo është gjendja e tre të lënduarve në autostradën “Ibrahim Rugova”

- Bota Sot

Aksidenti me fatalitet, kjo është gjendja e tre të lënduarve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Të hënën ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident kanë vdekur dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. 

Dy vetura njëra me targa të huaja dhe një kamion janë aksidentuar rëndë në hyrje të Prizrenit.

Ky aksident i mori jetën dy personave të moshë të re.

Nga Prokuroria në Prizren njoftuan se dy të vdekurit ndodheshin në automjetin me targa nga Bosnja.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Në Spitalin e Prizrenit janë pranuar tre persona që kanë marrë lëndime nga ky aksident.

“Në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar tre persona të lënduar. Pas ekzaminimeve mjekësore, dy janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa njëri është transferuar për trajtim në repartin e kirurgjisë”, thuhet nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa” në Prizren.

Nga Emergjenca njoftojnë ndër të tjera se aktualisht gjendja e pacientit që është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.



Read it all at Bota Sot