Të shtunën në Zym të Hasit, mbahet edicioni i 53-të i manifestimit letrar “Takimet e Gjeçovit”
Referuar organizatorëve, përveç Zymit aktivitete në kuadër të këtij manifestimi parashihen edhe në Prizren,
Për 53 vjet rresht, Zymi i Hasit, përmes manifestimit po mban gjallë kujtesën kombëtare, duke promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës poliedrike të Shtjefën Gjeçovit.
Anëtari i këshillit organizativ dhe themeluesi i manifestimit “ Takimet e Gjeçovit”, Frrok Kristaj, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e edicionit të radhës së “ Takimeve të Gjeçovit”, ku para manifestimit qendror ditën e shtunë, një ditë më herët do të organizohet një tribunë letrare buzë Lumbardhit në kejin e Shatërvanit të Prizrenit, transmeton Tv Prizreni.
Manifestimi qendror i “ Takimeve të Gjeçovit” do të mbahet ditën e shtunë me përurimin e objekteve të renovuara të shtëpisë së kulturës dhe të bibliotekës në Zym, ndërsa më pas në amfitetarin e Zymit do të ketë një program të përzgjedhur letrar, ndërsa hapësirë në kuadër të këtij programi do t’i kushtohet shpalljes së lumturimit të Luigj Palit nga Papa Françesku, varri i të cilit ndodhet në Zym, njoftoi profesor Kristaj.
Në kuadër të këtij manifestimi, do të organizohen edhe Ditët e Diasporës si dhe ekspozita e gatimeve të furrtarëve hasjan, ngjarje kjo që do të mbahet tek vendi “Guri i kurbetçarit” ditën e premte.