Ujësjellësi në Prizren paralajmëron reduktime të ujit

- Gazeta e Prizrenit

Ujësjellësi në Prizren paralajmëron reduktime të ujit

Kompania “Hidroregjioni Jugor”  në Prizren, njofton se për shkak të rënies së nivelit të burimeve dhe me qëllim të shpërndarjes racionale të furnizimit me ujë të pijes, është detyruar të aplikojë këto reduktime.

Njoftimi nga HR:

Reduktimi aplikohet për lagjen Bajram Curri ku do të ketë ndërprerjen e ujit duke filluar prej orës 21:00 deri në ora 06:00 dhe Lagjen Arbana ku do të ketë ndërprerjen e ujit duke filluar prej orës 06:00 deri në ora 21:00.

Si rezultat i reduktimeve do të afektohen me rënie të presionit dhe mungesë të ujit edhe këto lagje dhe rrugë :

📍Lagjia Lakuriq
📍Lagjia Ortakoll
📍Lagjia Bazhderhane
📍Lagjia Tusuz
📍Lagjia Kurilla
📍Rr. Edit Durham
📍Rr. Nënë Tereza
📍Rr. Ismail Kryeziu
📍Rr. Hafiz Ismaili
📍Rr. Nënkala
📍Rr. Enver Hadri
📍Rr. Jusuf Gërvalla
📍Rr. Ulqinit

🤝Ju faleminderit për mirëkuptim!

Prizren
24.10.2024



Read it all at Gazeta e Prizrenit