Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Zyrtari policor i arrestuar për ngacmim seksual është Avdyl Morina i lindur në vitin 1978.
Morina punontet si zyrtar policor i trafikut rajonal.
Në këto momente siç merr vesh Indeksonline po behet kërkesa per paraburgim ndaj zyrtarit policor.