Kush e ngriti kryqin me flamur në Podujevë?

- Bota Sot

Kush e ngriti kryqin me flamur në Podujevë?

Në Podujevë është vendosur një kryq i madh me një flamur në krye.

Pjesëtarë nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim janë distancuar nga ky veprim.

Pajazit Jashari nga Lëvizja për Rikthim ka thënë se vendosja e një kryqi të tillë është një provokim pasi sipas tij ai është vendosur në një pronë private dhe në një vend ku shumica janë myslimanë.

“Ka mundësi që dikush ka mundur ta vendos atë kryq nga naiviteti. Ai është një provokim”, ka deklaruar Jashari në RTV Dukagjini i cili thotë se tashmë ai është pagëzuar si besimtar katolik.

Hikballe Huduti, drejtuese e një organizate të islamit shiit në Kosovë, thotë se ndërtimin e simbolikave fetare në Kosovë sipas kushtetutës mund ta bëjnë vetëm organizatat që janë të regjistruara si fetare.

Ajo thotë se organizatat joqeveritare nuk kanë të drejtë në Kosovë për asnjë organizim fetar.

Huduti thotë se lëvizjet si ajo e Deçanit po veprojnë në kundërshtim në Kushtetutën.

“Kjo që po bëjnë këta me kryqin në Podujevë është thirrje për gjakderdhje”, deklaroi Huduti.

Enver Çoçaj i njohur tani si Gjon, nga Lëvizja e Deçanit ka thënë se është dëshirë e Serbisë që në Kosovë të ketë përplasje fetare.



Read it all at Bota Sot