Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin.
Osmani shkruan se Bytyçi ishte një lider i besueshëm dhe vizionar, rrugëtimi i të cilit u ndal mizorisht.
”22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.
Guximi, urtësia dhe vendosmëria e bënë Ukë Bytyçin një lider të besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë
angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”.