Ky është e-maili që pranoi komuna e Suharekës nga Qeveria për bllokimin e llogarive

- Gazeta e Prizrenit

Ky është e-maili që pranoi komuna e Suharekës nga Qeveria për bllokimin e llogarive

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ku tha se kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërkaq shtoi se kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi.

“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi.

AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka thënë Ibrahimi për IndeksOnline.

Indeksonline ka siguruar emailin që komuna e Suharekës pranoi nga Qeveria për bllokimin e llogarive./Indeksonline/



Read it all at Gazeta e Prizrenit