Harry Kane dhe Kylian Mbappe janë shpallur fitues të çmimit "Gerd Müller" për Shënuesin më të Mirë të Vitit 2024.
Kjo shpallje është bërë sonte gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” në Paris, e organizuar nga "France Football".
Kane e Mbappe e përfunduan edicionin e kaluar me nga 52 gola secili.
Kane ishte i pranishëm në skenë për të pranuar trofeun, ndërsa Mbappe nuk mundi të merrte pjesë në ngjarje për shkak të vendimit të Real Madrid që të mos marrë pjesë, si shenjë solidariteti me Vinicius Junior.