Juventus po eksploron tregun për t’i dhënë trajneri Thiago Motta një mbrojtës në janar.
Dëmtimi i rëndë i Gleison Bremer e shtyn klubin bardhezi sërish në merkato, të kërkojë alternativa në prapavijë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një nga hipotezat kryesore të drejtorit sportiv Giuntoli është ajo që çon te Milan Skriniar, i pakënaqur me luksin te Paris Saint-Germain.
Vlerësimi për ish-mbrojtësin sllovak të Inter është shumë i lartë.
Në Paris, trajneri Luis Enrique nuk duket të jetë një nga admiruesit e tij kryesorë, pasi e ka lënë shpesh në stol këtë sezon. juventus shpreson të përfitojë nga ky fakt për ta sjellë lojtairn në Torino në formë huazimi për 6 muaj, pa të drejtë blerje.
Blerja e Skriniar është larg parametrave të një klubi të Serisë A, ndaj, përveç formulës së huazimit, bardhezinjtë kërkojnë edhe një kontribut nga PSG për pagesën e mbrojtësit. Bisedimet me PSG kanë nisur, por ende asnjë detaj pozitiv deri më tani.
Në rast së dështon ardhja e Skriniar, atëherë Juventus do të kërkojë Jaka Bijol, qendërmbrojtësi 25-vjeçar i Udinese. Një lojtar ë po paraqitet mirë dhe që pëlqehet edhe nga Inter.