Turqia shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës

- Bota Sot

Turqia shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës

Turqia kremton 101-vjetori i shpalljes së Republikës me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta.

Me rastin e 101-vjetorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh, ndërkaq gjatë ditës do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Në mesazhin e tij, Erdogan mes tjerash tha: “Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer dhe probleme të pakta për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli Turqisë”.

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Turqisë në vitin 1923. Republika u shpall nga Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Turqisë moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por edhe në përfaqësitë e Turqisë në mbarë botën.



Read it all at Bota Sot