Ardian Ismajli po përgatitet për sfidën e madhe

- Bota Sot

Ardian Ismajli po përgatitet për sfidën e madhe

Ardian Ismajli po përgatitet ndoshta për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, të paktën në nivel klubesh. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të jetë si zakonisht titullar këtë mesjavë me Empolin, i cili përballet me Interin në sfidën e radhës në Serinë A.

Për mbrojtësin zikaltër, kjo shihet nga mediat përtej Adriatikut si testi i fundit që ka për të treguar se është i denjë për të veshur fanellën e një prej klubeve të mëdha që e kërkojnë dhe janë interesuar për ta afruar ndoshta që në janar.

SI për ironi të fatit, ndeshja ndaj Interit do të jetë për të testi për t’i vërtetuar zikaltërve se është pikërisht ai lojtari që u duhet për të rinuar prapacijën e skuadrës.

Ndërkohë, ai është nën vëzhgim edhe nga Juventusi, që e ka parë të ndalë me rregullsi sulmuesit më të mirë të Serisë A në këtë sezon e padyshim dëshiron ta shohë në veprim edhe kundër emrave si Lautaro Martinez dhe Markus Turam. Këta të fundit shpërbënë prapavijën e skuadrës së TIago Motës në ndeshjen e fundjavës ku pësoi 4 gola.

Ndaj për Ismajlin, një paraqitje e mirë ndaj tyre do të ishte një tjetër konfirmim se ai është emri për të cilin ka nevojë Juventusi në merkaton e janarit ku do të investohet për një qendërmbrojtës.



Read it all at Bota Sot