Ferizaji është ankuar për referim në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës.
Ferzaji shpëtoi nga humbja në minutën 90+12, pasi Albion Kurtaj ishte i sakt nga penalltia, por që nga minuta e 61 luajti edhe me një lojtar më pak.
Lexo edhe:
Skandaloze: Portieri i Lirisë grushtoi bashkëlojtarin e vet – klubi drejt rrënimit
E disa orë pas ndeshjes, Ferizaji ka publikuar një video nga kjo ndeshje, ku pretendon për gabime në referim.
”Disa nga rastet kontestuese të ndeshjes së sotme ndaj FC Malisheva”, shkruhet në regimin e Ferizajit.
Kujtojmë që ditën e sotme, skuadra e Feronikelit ’74, ka vendosur të tërhiqet nga garat, ku arsyeton referimin e njëanshëm në dëm të tyre gjatë këtij sezoni.