Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi jep një deklaratë për Asociacionin

- Bota Sot

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi jep një deklaratë për Asociacionin

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret  tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.

Ai tha për TV Prva se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015 dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është fjala për zbatimin e shumë detyrimeve. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret.

“Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shih progres në themelimin e Asociacionit”, deklaroi ai.



Read it all at Bota Sot