Këta janë personat që u kapën nga Antidroga me 10 kg marihuanë e kokainë

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë personat që u kapën nga Antidroga me 10 kg marihuanë e kokainë

Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në dy qytete, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve, me ç’rast dy persona përfunduan në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas bastisjeve të kryera, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 10 kilogramë drogë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se dy personat e arrestuar nga ky aksion i Antidrogës janë Afrim Zeneli dhe Robert Hoxha, të cilët pas intervistimit nga Policia janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua kur Policia e Kosovës mbrëmë në dalje të fshatit Mazgit ka ndaluar një veturë për kontrollë, ku janë gjetur rreth 9 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Në kontrollë e sipër të personave të dyshuarve që gjendeshin në veturë, Policia të njeri person ka gjetur rreth 0.5 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Në tërësi, gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 9 kg e 512 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gram kokainë.

E gjithë sasia e lëndëve narkotike të konfiskuara, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro.

Përveç drogës, gjatë operacionit janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit