Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rezultojnë ende të zhdukur

- Bota Sot

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rezultojnë ende të zhdukur

Të paktën 93 persona janë ende të zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë Spanjën juglindore tetë ditë më parë, sipas të dhënave të fundit zyrtare, të publikuara të mërkurën nga autoritetet në Valencia.

Ky numër mund të rritet ose ulet, në varësi të identifikimit të ri të njerëzve që kanë vdekur, raporteve të reja të zhdukjeve ose zbulimeve të njerëzve që janë gjallë, shpjeguan autoritetet.

Në terren, operacionet e kërkimit vazhduan dje, kryesisht në parkingje nëntokësore dhe përrenj në periferi të Valencias, zona më e goditur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

15,000 oficerë ushtarakë dhe policorë të dislokuar në zonë gjithashtu vazhduan të marrin pjesë në heqjen e mbeturinave dhe pastrimin e rrugëve dhe infrastrukturës së dëmtuar në mënyrë që ato të mund të rihapen ose të restaurohen.

Përballë shkallës së fatkeqësisë, qeveria e Pedro Sanchez njoftoi të martën një ndihmë urgjente prej 10.6 miliardë eurosh, si për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për banorët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet, ashtu edhe për të financuar projektet e rimëkëmbjes nga bashkitë.

Të mërkurën, Banka Evropiane e Investimeve (EIB), e cila drejtohet që prej janarit nga ish-ministrja e Ekonomisë e Spanjës Nadia Calvinho, njoftoi dhënien e ndihmës financiare prej 900 milionë eurosh për rindërtimin.



Read it all at Bota Sot