Pak më parë është varrosur ish ushtari i UÇK-së dhe zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.
Musliu është varrosur në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së.
Të shtunën u raportua se zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, ka vdekur gjatë punës në ndërtimtari.
Ai është vëllai i hoxhës Osman Musliu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha Osman.