Një shtëpi mori flakë sot në rrugën “Janina”, në Prizren ku dëmi material vleresohet të jetë shumë i madh, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia në Prizren, njoftoi se zjarrfikësit, patrulla policore dhe ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje”.
“Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka”, tha per portalin Gazeta e Prizrenit, Shaqir Bytyqi nga Policia rajonale.
“Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.