Ndërron jetë biznesmeni i ndërtimeve në Tiranë, qëllohet me plumb në kokë

- Gazeta e Prizrenit

Ndërron jetë biznesmeni i ndërtimeve në Tiranë, qëllohet me plumb në kokë

Biznesmeni Eduart Reçi ka ndërruar mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga një atentat i mundshëm mbrëmjen e 13 nëntorit.

52-vjeçari u qëllua me armë në kokë pranë pallatit të tij, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në kushte ende të paqarta dhe pa informacion të detajuar për autorët dhe motivet e krimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve, ndërsa është bërë e ditur se për momentin nuk ka asnjë të arrestuar.

52-vjeçari është qëlluar pranë një pallati që ka ndërtuar në rrugën “Faik Konica”. Reçi rezulton pronar i ELGM./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit