“Shkollat tona nuk janë studio pornografike”, Smajl Latifi “shpërthen” me kritika për Doracakun për edukimin seksual

- Gazeta e Prizrenit

“Shkollat tona nuk janë studio pornografike”, Smajl Latifi “shpërthen” me kritika për Doracakun për edukimin seksual
I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar Doracakun e Ministrisë së Arsimit për edukimin seksual.
Sipas tij, me këtë doracak po bëhet degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve.

“Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar.

Andaj, mjaft më me antivlera, sepse nuk do të lejojmë të luani me ndjenjat dhe virtytet tona më të larta, nuk do t’ju lejojmë të na shkatërroni identitetin tonë dhe vlerat tona shoqërore, edukative, familjare dhe kulturore”!, ka shkruar Latifi në lëshimin e tij në Facebook,



Read it all at Gazeta e Prizrenit