Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin

- Bota Sot

Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë tregues se presidenti rus ka ndryshuar mendim për luftën kundër Ukrainës.

Megjithatë, udhëheqësi gjerman mbrojti vendimin mjaft të kritikuar për të zhvilluar bisedë telefonike me liderin e Kremlinit.

Duke folur nga aeroporti i Berlinit më 17 nëntor, para se të nisej drejt Brazilit për të marrë pjesë në samitin e G20-së, Scholzi tha se ia ka vlejtur biseda me Putinin për të eliminuar çdo iluzion të Putinin se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën.

SHIKONI EDHE:

Scholz bisedon me Putinin për luftën në Ukrainë, Kievi shprehet i shqetësuar

Perëndimi ka ndihmuar me armë dhe ndihmë tjetër Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Scholz, duke iu referuar rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, tha se po ashtu nuk do të ishte mirë nëse Uashingtoni do të ishte në kontakt të rregullt me Putinin, pasi asnjë udhëheqës evropian mban kontakte të rregullta me udhëheqësin rus.

Biseda e 15 nëntorit, ishte biseda e parë mes Scholzit dhe Putinit pas gati dy vjetësh.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Scholzin për bisedën e zhvilluar me Putinin. Ai ka thënë se kjo bisedë mund ta ndihmojë Putinin që ta “lehtësojë izolimin e tij” dhe “izolimin e Rusisë”.

Zelensky ka deklaruar se shkëmbimet e tilla të zbrazëta janë “pikërisht ajo që Putini ka pritur për kohë të gjatë”, teksa lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë po vazhdon./REL



Read it all at Bota Sot