Britania vendos sanksione ndaj dy agjencive shtetërore iraniane për rolin e tyre në luftën në Ukrainë

- Bota Sot

Britania vendos sanksione ndaj dy agjencive shtetërore iraniane për rolin e tyre në luftën në Ukrainë

Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajrore shtetërore të Iranit dhe agjencisë së anijeve transportuese. Londra tha se vendimi vjen si reagim ndaj transferimit të raketave balistike nga Irani në Rusi.

Kompanitë shtetërore ‘Iran Air’ dhe ‘Linjat e Transportit Ujor të Republikës Islamike të Iranit’ (IRISL) do të përballen me ngrirje të pasurive për rolin e tyre në furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në fushën e betejës në Ukrainë, njoftoi Britania.

“Përpjekjet e Iranit për të minuar sigurinë globale janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, tha Sekretari i Jashtëm, David Lammy. “Ne i bëjmë sërish thirrje Iranit që të ndërpresë mbështetjen e luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë”.

Sanksionet do të kufizojnë më tej shërbimet ajrore të drejtpërdrejta të linjës ajrore ‘Iran Air’ në Mbretëria e Bashkuar.

Britania vendosi gjithashtu sanksione ndaj anijes ruse të transportit të mallrave ‘PORT OLYA-3’ për rolin e saj në dërgimin e furnizimeve ushtarake në Rusi, tha ajo./VOA



Read it all at Bota Sot