Autorizimi i Ukrainës për raketat me rreze të gjatë, ish-zëdhënësi i Putinit paralajmëron britanikët për luftë bërthamore ‘para Krishtlindjeve’

- Bota Sot

Autorizimi i Ukrainës për raketat me rreze të gjatë, ish-zëdhënësi i Putinit paralajmëron britanikët për luftë bërthamore ‘para Krishtlindjeve’

Një ish-zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar britanikët për ‘luftë bërthamore deri në Krishtlindje’ pasi Ukrainës iu dha leja për të lëshuar raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi në territorin e Kremlinit. Sergej Markov, një ish-zëdhënës i Putin tha sot se aleatët perëndimorë, duke përfshirë Britaninë, Francën dhe SHBA-në, kishin bërë një “hap të madh” drejt konfliktit bërthamor duke i dhënë Ukrainës një miratim të tillë.

Markov tha se lëvizja e presidentit amerikan Joe Biden mund të nënkuptojë se britanikët “nuk do të jenë në gjendje t’i urojnë njëri-tjetrit ‘Gëzuar Krishtlindjet’ pasi mund të ishin në strehimoret nukleare”.

Masa tronditëse e Presidentit Biden u mirëprit nga Ukraina, nga burime të larta të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga shumë liderë evropianë.

Ata vunë në dukje se Kremlini dhe zëdhënësit e tij në median dhe akademinë e kontrolluar nga shteti kishin kërcënuar me luftë bërthamore sa herë që Perëndimi kishte rritur mbështetjen e tij për Ukrainën – si kur ofronte tanke, avionë luftarakë dhe sisteme të tjera të sofistikuara të armëve.

Megjithatë Markov u shpreh i bindur se kjo lëvizje ishte e ndryshme sepse ushtritë perëndimore do të përfshiheshin drejtpërdrejt në konflikt për herë të parë, pasi Ukraina do të kërkonte ndihmën e tyre për të përdorur sistemet e raketave të drejtuara me saktësi.

“Ky vendim i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës nuk është një hap drejt luftës bërthamore, është një kërcim i madh drejt luftës bërthamore, katastrofës bërthamore. Është një vendim shumë i rrezikshëm. Çështja është se këto raketa nuk mund të lëshohen nga ushtria ukrainase, teknikisht”, u shpreh ai.



Read it all at Bota Sot