Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme mendore i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00 në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Prizren: Spitali del me njoftim të rëndsishëm për pacientët me terapi orale të cistostatikëve