Ministri i Tregtisë i Serbisë jep dorëheqjen, shkak tragjedia në Novi Sad

- Bota Sot

Ministri i Tregtisë i Serbisë jep dorëheqjen, shkak tragjedia në Novi Sad

Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Tomislav Momiroviq, ka dhënë sot dorëheqjen.

“Ju njoftoj se po jap dorëheqje nga pozita e ministrit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Momiroviq.

Momiroviq i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Në dorëheqjen e tij ai ka theksuar edhe këto:

“I jam mirënjohës Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për besimin dhe çmimin e tij. Unë jam gjithmonë këtu për të dhe për Serbinë”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka deklaruar se pret dorëheqje të reja si në Qeverinë e Serbisë ashtu edhe gjetkë për shkak të tragjedisë në Novi Sad.

“Përgjegjësia nuk mund të shmanget, edhe kur je krejtësisht i pafajshëm dhe kur gjithçka të ndodh rastësisht, duhet të ketë përgjegjësi në një vepër penale sepse 15 persona nuk kanë vdekur për fajin e tyre, por sepse dikush nuk e ka bërë detyrën si duhet dhe në përputhje me ligjin”, tha presidenti i Serbisë.



Read it all at Bota Sot