Borë në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë

- Bota Sot

Borë në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë

Disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinë sot kanë pësuar rënie të fuqishme të temperaturave dhe reshje të borës.

Pas një mëngjesi të ngrohtë dhe të ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu, pasdite ka pasur ftohje të theksuar të temperaturave për shkak të depërtimit të një fronti të ftohtë nga veriu i Bosnjës, shkruan klix.ba.

Në rajonet e ulëta, përfshirë Bosnjën qendrore dhe lindore, ka rënë borë ndërsa në jug të vendit, së bashku me reshje më të dendura shiu, do të regjistrohen edhe shtrëngata lokale.

Ndërkohë në Sllavoni të Kroacisë, rrugët lokale dhe çatitë e shtëpive u zbardhën.

Sipas parashikimeve, mbrëmja e së enjtes do t’i japë fund reshjeve dhe kthjellime të pjesshme, me fillim të ftohtë të ditës, raporton index.hr.

Ndryshe, të premten mbrëma pritet një përkeqësim i ri i motit me depërtim të radhës të një fronti të ftohtë që do të sjellë reshje shiu dhe bore.



Read it all at Bota Sot