Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në festimin e ditëlindjes së 63’të të këngëtares Shkurte Fejza, ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, ishte në ndejën e 50 vjetorit të karrierës së Shyhrete Behlulit.
”Trashëgimia jonë kulturore është themel i identitetit tonë kombëtar. Sot, duke nderuar 50 vjet karrierë të Shyhrete Behlulit, shohim qartë forcën e artit në ruajtjen e vlerave tona. Kjo është rruga që duhet ndjekur – investimi në kulturë, në identitet, në vlerat që na bëjnë krenarë”, shkroi Haradinaj.
“Ne angazhohemi për një program kombëtar që do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për artistët, themelimin e një fondi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, dixhitalizimin e arkivave muzikore dhe mbështetjen e artistëve të rinj”, shkroi Haradinaj.
“Kultura është pasuria jonë më e çmuar. Kur artistë si Shyhrete Behluli i kushtojnë tërë jetën ruajtjes së këngës shqipe, ne kemi detyrë të garantojmë që ky përkushtim të vlerësohet dhe të shpërblehet. Programi ynë parasheh pension të veçantë për artistët që i kanë shërbyer kulturës kombëtare për dekada”, përfundoi ai.