Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda është duke u zhvilluar seanca gjyqësore kundër Dibran Hoxhës, i vetëshpallur si “King Kobra”.
“Kam hy mrenda kam shku drejt e te tavolina e tyre, kam mëndu që janë këta. Njëri ka qenë me ballë të ajtun. Nëse e sheh këtë video që të vijnë edhe ata të dëhsmojnë që i kam pyet a i njihni këta persona e Kukësit dhe a mundeni me m’çu nesër te familjet e këtyne. Kur jam fut mrenda kam pa çdo gja, i keni edhe provat vetë se kanë qenë më xhama me gjithçka e thyme, kam mendu që ata janë. Thashë a i njihni këta persona, e u thashë a mundeni nesër me m’çu te shtëpia e tyne. E vetmja mundësi ka qenë kjo” ka thënë Kobra në gjykatë, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve kuksianë dhe disa personave nga Kosova, por konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e armës.
Dibran Hoxha ka më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës, ku është arrestuar dhe liruar disa here, ku ka bërë edhe 20 muaj burgim./IndeksOnline/