Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së mori pjesë në ushtrimin e përbashkët me Shërbimin Mjekësor të FARSH-it ku kanë realizuar stërvitjen e përbashkët për ROL1.
Sipas njoftimit të FSK-së, qëllimi i këtij aktiviteti ishte avancimi i ndërveprueshmërisë profesionale mjekësore ndërmjet të dy forcave, ku synim i përbashkët është integrimi në strukturat e NATO-s.
“Ky është një hap shtesë në përafrimin dhe standardizimin e procedurave për këtë funksion të rëndësishëm të mbështetjes luftarake. Gjithashtu ky aktivitet kishte një rendësi te madhe edhe për përgatitjen e dy njësive për procesin MEDEVAL të NATO-s.
Forca e Sigurisë së Kosovës falënderon Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e kapaciteteve të saj në zhvillim të aktiviteteve bilaterale. FSK dhe FARSH vazhdimisht zhvillojnë aktivitete bilaterale në përmbushje të objektivave përkatëse duke kontribuar në paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë”, shkruhet në njoftim.