Ky është shoferi që dyshohet se goditi për vdekje dje një këmbësor në Krushë të Madhe

- Bota Sot

Ky është shoferi që dyshohet se goditi për vdekje dje një këmbësor në Krushë të Madhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në fshatin Krushë të Madhe, ku pas një aksidenti trafiku një person ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.

Media ka mësuar edhe emrin e personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, i cili është Muharrem Elshani tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se fillimisht këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)”.



Read it all at Bota Sot