Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

- Bota Sot

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Një zjarr ka shpërthyer në motorin e një aeroplani pas uljes në Aeroportin e Antalias në Turqi.

Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu pas uljes së aeroplanit Sukhoi Superjet 100 të linjës ajrore ruse, i cili u ul në aeroportin e Antalias në kushte të pafavorshme atmosferike.

Siç bëhet e ditur më tej, pista është mbyllur përkohësisht ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë vazhduar ndërhyrjen.

Si pasojë janë pezulluar edhe disa fluturime.

Sipas informacioneve të mediave turke, 79 pasagjerë në aeroplan janë evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.

Aeroplani thuhet se po kryente fluturimin A45051 nga Soçi-Antalia ka rrëshqitur nga pista pas uljes ndërkohë që bëhet e ditur se zjarri filloi kur preku pistën.



Read it all at Bota Sot