Forcat ruse kapin një britatnik që po luftonte për Ukrainën

- Bota Sot

Forcat ruse kapin një britatnik që po luftonte për Ukrainën

Forcat ruse në rajonin Kursk të Rusisë kapën një britanik që kishte shkuar si vullnetar në ushtrinë e Ukrainës, sipas agjencive të lajmeve shtetërore ruse.

Ky mund të jetë rasti i parë i një perëndimori që kapet në Rusi ndërsa lufton për Ukrainën, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv.

Një agjenci ruse e identifikoi personin e ndaluar si James Scott Rhys Anderson.

Në raportim thuhet se ai ishte pjesë e një batalioni ukrainas prej deri në 500 ushtarësh që ishin dërguar në një zonë të pushtuar nga Ukraina në rajonin Kursk që nga gushti.

Anderson tha se aty ishte dërguar pa dëshirën e tij.

Zyra e Jashtme britanike tha se po mbështeste familjen e tij pas raporteve për ndalimin e tij.

Përpara se të shkonte në Kursk, Anderson, një ish-ushtar në ushtrinë britanike, po trajnonte ushtarë ukrainas në një bazë ushtarake në qendër të Ukrainës.

Tass gjithashtu përmendi një video të publikuar nga një blog pro-rus në Telegram, ku Anderson, i cili në video thuhet të jetë 22 vjeç, tregon se kishte shërbyer në ushtrinë britanike për katër vjet që nga 2019, por më pas ishte shkarkuar.



Read it all at Bota Sot