“Mësuesja obligohet me i bë detyrat e shtëpisë – Zgjidhet problemi i çantave të rënda” – Jehona Lushaku tregon planin e LDK-së për mësimin gjithëditor

- Gazeta e Prizrenit

“Mësuesja obligohet me i bë detyrat e shtëpisë – Zgjidhet problemi i çantave të rënda” – Jehona Lushaku tregon planin e LDK-së për mësimin gjithëditor

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, në “Pressing” të T7, ka treguar për planin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mësimin gjithëditor.

Ajo ka theksuar se ky është plan për gjithë Kosovën, poqë do të niset me 5 komuna.

Lushaku-Sadriu përmendi procesin e lexim-kuptimit që nxënësit të kenë mendim kritik.

Ajo tha e me mësimin gjithëditor zgjidhet edhe problemi i çantave të rënda, pasi librat do të mbesin në shkollë, duke theksuar se mësuesja do t’i bëjë detyrat e shtëpisë me ta.

“Kemi marrë me prioritet mësimin tërëditor si njëra prej zgjidhjeve më të mira për shkollat dhe ndikimin më të madh në sistem në kuptimin cilësor. Kjo është ofertë për gjithë Kosovën”.

“Ne e kemi theksu që në mandatin e parë arrijmë në pesë komuna, në komuna të mëdha dhe të vogla, të cilat kanë kapacitete, arsimtarë më të trajtuar, kanë kapacitete edhe shkollore”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

“Mësimi gjithëditor është një zgjatje e orarit që do të thotë që ia rrit shansën nxënsit me i mësu librat e njëjta në orar më të zgjatur, që i rritet mundësia me i mësu ato mësime 50% më mirë. Po ashtu, ia sigurojmë që brenda orarit me pas ushqim dhe aktivitete shtesë që e rrisin kreativititetin. I bjen më pas më shumë sport, lëndë që ia rrisin fëmijës kapacitetin me kuptu me lexu, një formë aktiviteti lexim-kuptim dhe mendim kritik”.

“Duhet të ketë edhe dollapa individual për nxënës që nxënësi me i lë brenda shkollës librave dhe zgjidhet problemi i çantave të rënda dhe mësuesja obligohet me i bë detyrat e shtëpisë”, ka deklaruar ajo.



Read it all at Gazeta e Prizrenit