E rëndë: Ky është burri që vdiq në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë

- Bota Sot

E rëndë: Ky është burri që vdiq në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë, ku u kërkua ndihma e Policisë dhe u denoncua për dhunë familjari i tyre 52-vjeçar – i cili u dërgua më pas pa shenja jete në QKMF. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia dhe është bërë e ditur nisja e hetimit.

Siç raportohet, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit, kur Policia intervenoi në vendin e ngjarjes, pasi u denoncua një rast i dhunës në familje, ku i dyshuar ishte 52-vjeçari tashmë i ndjerë.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se personi që vdiq në rrethana dhe për shkaqe akoma të paqarta është Enver Krasniqi.

Pasi u kërkua ndihma e Policisë, Krasniqi nuk ishte gjetur në shtëpi, por u has në rrugën “Meshari”.

Zyrtarët policorë aty u përballën me një situatë jo fort të zakontë, pasi bazuar në informacionet e para, 52-vjeçari është rrëzuar në tokë gjatë bisedës që ka pasur me ta.

I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, për të zbardhur në plotni rastin.



Read it all at Bota Sot