Avokati Stojkoviq reagon pas sulmit në Kosovë

- Bota Sot

Avokati Stojkoviq reagon pas sulmit në Kosovë

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i njohur për qëndrimet kritike ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, ka thënë se pas sulmit të ri terrorist në Kosovë, duhet të kujtohet se përgjegjësi kryesor për sulmin e Banjskës, Milan Radojçiqi, ndodhet i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia.

“Ndalimi i Vuçiqit për arrestimin e Milan Radojiçiqit për sulmin në Banjska në vitin 2023 ishte dhe është mesazh i hapur për të gjithë: ‘Për çdo sulm që do të bëni në Kosovë, Serbia do t’ju japë imunitet”, ka shkruar Stojkoviq, në platformën X.

“Nëse del se një nga serbët ka kryer një devijim terrorist të kanalit të furnizimit të termocentralit në Kosovë, liria e Radoiçiqit do të jetë ajo që do të shkruajë mbi kokën e presidentit të Serbisë: ‘Unë jam fajtor”, ka theksuar Stojkoviq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në janar të këtij viti vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Stojkoviq, që është avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, i arrestuar në Serbi pasi e bëri të njëjtën gjë më parë, kishte thënë se me vizitën në Prekaz sfidon shtetin e Serbisë që ta arrestojë edhe atë.



Read it all at Bota Sot