Dy të vdekur në Greqi nga përmbytjet dhe erërat e forta

- Bota Sot

Dy të vdekur në Greqi nga përmbytjet dhe erërat e forta

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në Greqi.

Më shumë se 300 mm shi janë raportuar në ishullin Rodos – një nga zonat e para të prekura nga Stuhia Bora – që nga e shtuna.

Vdekjet kanë ndodhur në ishullin Limnos, ku përmbytjet kanë dëmtuar rrugë dhe ndërtesa dhe banorët janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë, nga frika se mund të mbingarkohet një digë.

Dëme janë raportuar edhe në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik, me reshje dhe stuhi që pritet të ndikojnë pjesën më të madhe të vendit në orët në vijim, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Greqisë.

Në Limnos, rrjeti rrugor rural që lidh fshatrat Kondias me Thanos dhe Agios Dimitris është shkatërruar plotësisht.

Një burrë 70-vjeçar në Kondias vdiq kur u rrëzua duke u përpjekur të pastrojë shtëpinë e tij.

Një fermer 57-vjeçar u gjet i vdekur nga zjarrfikësit pasi u raportua i zhdukur nga familja pranë një dige të përmbytur afër fshatit – raporton BBC.



Read it all at Bota Sot