Reali kërkon mbrojtës të djathtë

- Bota Sot

Reali kërkon mbrojtës të djathtë

Lëndimi i Dani Carvajalit, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, e ka shqetësuar jo pak trajnerin Carlo Ancelotti.

“Los Blancos” ia besuan këtë pozitë Lucas Vasquezit, por edhe Federico Valverde mbetet një opsion, por trajneri italian nuk është i kënaqur me këto opsione.

Prandaj, “mbretërit” janë duke lëvizur në këtë drejtim dhe po mendojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.

Për momentin, emri më i përmendur është ai i Trent Alexander-Arnold, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, edhe pse një transferim i tij në janar duket më se i mundshëm.

Por, ai nuk është profili i vetëm që po ndiqet nga kampionët e Spanjës dhe të Evropës.

Sipas mediumit “Relevo”, një ide e re ka lindur në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit e klubit e kanë në mendje futbollistin Diogo Dalot.

Por, problemi qëndron se Manchester United, i cili e mban kartonin e lojtarit, e vlerëson atë 50 milionë euro.

Reali i ka nisur kontaktet me ish-futbollistin e Milanit, por për momentin nuk ka diçka më konkrete.

“Djajtë e Kuq” e kishin blerë lojtarin për 22 milionë euro nga Porto, ndërsa United nuk e ka ndërmend ta lë atë të lëviz për një shumë më të ulët.

Dalot do të ishte një zgjidhje e mirë për Realin, i cili megjithatë nuk është i gatshëm të paguajë shumë para për të. 



Read it all at Bota Sot