Arrestimi i personit tjetër për sulmin terrorist në veri, Policia: Mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grup

- Gazeta e Prizrenit

Arrestimi i personit tjetër për sulmin terrorist në veri, Policia: Mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grup

Pas sulmeve kriminale terroriste në veri të vendit, Polia ka kryer sërish aksion dhe ka arritur të arrestojë edhe një person, i dyshuar për përfshirje në këto raste.

I dyshuari J.V., sipas Policisë, dyshohet se mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, te kanali i Ibër – Lepencit.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale, është kryer kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale si:

  • Katër (4) Granata dore
  • Një (1) Pushkë Gjuetie
  • Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
  • Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
  • Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
  • Një (1) Radiolidhje
  • Një (1) pale dylbi
  • Një (1) kamerë kamufluese
  • Uniforma ushtarake dhe
  • Dokumente të ndryshme

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit