Drama e Bove dhe ngulmimi i Igli Tares për një futbollist.

- Bota Sot

Drama e Bove dhe ngulmimi i Igli Tares për një futbollist.

Pas shqetësimit shëndetësor të Edoardo Bove është rritur vëmendja karshi një fenomeni që periodikisht ndodh edhe me individë të shëndetshëm, të cilët janë nën mbikëqyrjen e rregullt mjekësore. I intervistuar nga “Il Messaggero”, përgjegjësi mjekësor i Lazios, Ivo Pulcini, shpjegoi se si gatishmëria e Danilo Cataldi ishte vendimtare për të lehtësuar ndërhyrjen e mjekëve në fushë:

“Lazio e ka mësuar atë ndihmë të parë që është pjesë e kulturës së të gjithë lojtarëve të klubit. Danilo ka një certifikatë ndërkombëtare të ACLS (American Heart Association) për të ndihmuar njerëzit në çdo situatë emergjente. Lazio ka qenë klubi i parë në Itali që ka bërë këto kurse për ringjallje kardiopulmonare me përdorimin e defibrilatorit.

Kemi filluar në 2018 dhe i përsërisim këto kurse çdo dy vite për të përditësuar teknikat dhe trajnuar çdo lojtar të ri që vjen. Shoqata jonë ‘Një zemër për të gjithë’ ka dhuruar defibrilatorët për lojtarët dhe në veçanti atë që ka ekipi në autobus, kur udhëton për ndeshje. Po ashtu, kemi bërë që Lotito të blejë një pajisje kardiologjike të quajtur sistemi SDS (Sudden Death Screening), e cila parashikon vdekjen e papritur në fushë deri në 10 vite para. Është thelbësore që të gjitha ekipet të përpiqen ta kenë atë”.

Në lidhje me shqetësimet e mundshme për shëndetin e lojtarëve, Pulcini theksoi: “Nuk mendoj se mund të ketë pasur një krizë epileptike të papritur, nëse nuk ka pasur të tilla më parë. Kjo problematikë, me një specialist dhe një procedurë të saktë, mund të mbahet plotësisht nën kontroll. Nëse do të gjenden aritmi, do të duhet të vlerësohet me disa teste stërvitore, si cikli ergometrik, elektrokardiogrami dhe taksia koronare, si dhe rezonanca magnetike kardiake. Duhen përdorur të gjitha metodat me të cilat përcaktohet ose mohohet aftësia për të luajtur futboll”.

Pulcini gjithashtu zbuloi një rast të kaluar: “Në vitin 2019 vizitova një lojtar të rëndësishëm, i cili tani po luan në Serie A. Unë nuk e konsiderova të përshtatshëm për futboll. U vizitua në tri klinika të ndryshme, sepse ish-drejtori sportiv Igli Tare e donte patjetër, por nuk e lejuam”.



Read it all at Bota Sot