Mungon vetëm zyrtarizimi nga Skënderbeu

- Bota Sot

Mungon vetëm zyrtarizimi nga Skënderbeu

Mungon vetëm zyrtarizimi nga Skënderbeu, Ernest Gjoka prezantohet sot në Korçë!

Skënderbeu tashmë ka një trajner të ri. Ernest Gjoka është emri i përzgjedhur nga Takaj për t’i besuar drejtimin e ekipit pas largimit të Ivan Gvozdenoviç. Gjithçka është mbyllur shpejt, pasi drejtuesit korçarë kanë nxituar, duke parë faktin se ndeshja e radhës luhet të enjten ndaj Tiranës.

Qysh dje në drekë Gjoka ka udhëtuar drejt Korçës duke mbërritur në juglindje teksa sot pritet që të ketë prezantimin zyrtar para ekipit dhe mediave. Nga burimet në klub, bëhet me dije se do të jetë vetë presidenti Takaj, ai që do të bëjë prezantimin e timonierit të ri të Skënderbeut që do të tentojë të nxjerrë klubin korçar nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në renditje.

Për koincidencë, Gjoka ishte një nga kandidatët që mund të merrte Tiranën, kundërshtarin e Skënderbeut, ditën e enjte.



Read it all at Bota Sot