Ruzgis i lë “targën” Mentor Mazrekajt

- Bota Sot

Ruzgis i lë “targën” Mentor Mazrekajt

Manfredas Ruzgis ishte protatonisti kryesorë i Vorës në duelin me Flamurtarin. 27-vjeçari me tripletën e tij i dhuroi Vorës 3 pikë të arta për kreun e renditjes, ndërsa mposhti i vetëm vlonjatën.

Për të ishte tripleta e parë në karrierë, ndërsa 3 golëshi i shënuar ndaj vlonatëve e ngjit atë në krye të listë së golashënuesve, tashmë udhëheq me 12 gola dhe i lë “targën” Mentor Mazrekajt.

Sulmuesi i Besës pas javës së 14-të mbetet në kuotën e 9-të golave, ndërsa vendi i tij rrezikohet edhe nga Aldrit Oshafi. Ky i fundit shënoi golin e parë për Flamurtarin ndaj Vorës dhe tashmë ka shkuar në kuotën e 8 realizimeve në këtë sezon.

Gara për golashënuesin e Kategorisë së Parë bëhet edhe më emocionuese dhe tashmë githçka mes tyre do të diskutohet mes 3 lojtarëve, të cilët njëkohësisht me ekipet e tyre udhëheqin kampionatin dhe do të luhftojnë edhe për titullin kampionë.



Read it all at Bota Sot