Juventusi refuzon

- Bota Sot

Juventusi refuzon

Mediat italiane raportojnë se Juventusit i është ofruar transferimi i qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly në merkaton e janarit, por klubi bardhezi e ka refuzuar atë.

Ish-lojtari i Napolit aktualisht luan tek Al-Hilal në Arabinë Saudite, por ka vendosur të “arratiset”, sepse nuk e sheh më veten në gjendje për të luajtur atje.

Agjenti Fali Ramadani ka tentuar ta rikthejë në kampionatin italian, por me drejtuesit e Juventusit ka hasur në vështirësi, sepse këta të fundit kanë ide të tjera.

Pavarësisht urgjencës për ndërhyrje në mbrojtje, Juventusi ka plane afatgjata dhe po ndjek me kujdes situatën e mbrojtësit Antonio Silva te Benfica. Gleison Bremer mund të zëvendësohet vetëm me një lojtar të ri. Kjo është fjalia që raportohet të jetë thënë nga drejtuesit e “Zonjës së vjetër”.

Agjenti i 21-vjeçarit Antonio Silva, Jorge Mendes, ka informuar Juventusin se Benfica është kundër huazimit në janar dhe mund të negociojë vetëm për shitjen e lojtarit.



Read it all at Bota Sot