Dajën e mban në "ankth" lideri i ekipit

- Bota Sot

Dajën e mban në "ankth" lideri i ekipit

Dinamo vazhdon përgatitjet për duelin me Vllazninë, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:30.

Një duel shumë i rëndësishëm për “Blutë” që do të kërkojnë fitoren në transfertë për të vazhduar me ecurinë pozitive në kampiona.

Lajm i mirë për dinamovitët është rikthimi i 2 lojtarëve. Kështu Hoxha dhe Aliji do të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre ndaj shkodranëve.

Të 2 mbrojtësit janë rikuperuar dhe tashmë pritet të marrin minuta ditën e nesërme. Gjithashtu nuk ka asnjë problem për Qefalinë, i cili do të jetë po ashtu i gatshëm.

Ndërkohë në “ankth” e mban Dajën lideri i ekipit. Itodo Mandela ka pësuar një tërheqje muskulare  dhe me shumë gjasa do të mungojë ditën e nesërme. Nëse lojtari nuk ia del, do të ishte një  mungesë me “peshë” për kryeqytetasit, pais nuk do të mund të mbështeteshin te sulmuesi kryesore i ekipit.



Read it all at Bota Sot