Amorim sfidon Arsenalin

- Bota Sot

Amorim sfidon Arsenalin

Ruben Amorim thotë se Mançester Juna jtid duhet të jetë i guximshëm në ndeshjen kundër Arsenalit, pasi trajneri i emëruar së fundmi përballet me testin e tij më të vështirë deri më sot.

Pasardhësi i Erik ten Hagut po kërkon të sigurojë fitoren e tij të parë jashtë fushe në stolin e “Djajve të Kuq”, kur ata të udhëtojnë në stadiumin “Emirates” sonte në mbrëmje. Junajtid u ngjit në vendin e nëntë në renditjen e Premier Ligës me fitoren 4-0 të së dielës kundër Evertonit, duke i lënë ata vetëm gjashtë pikë prapa Arsenalit të vendit të dytë. Emri i Amorimit u thërrit fort në “Old Trafford” pas barazimit 1-1 në Ipsuiç dhe përmbysjes 3-2 në Ligën e Europës kundër Bodo/Glimt, por tani vjen momenti që skuadra të nis të tregojë vazhdimësi nën drejtimin e tij: “Është skuadra më e mirë me të cilën jemi përballur deri më tani, por test është çdo ndeshje,” tha trajneri portugez për djemtë e Mikel Artetës.

“Nëse e shihni ndeshjen e fundit, ishte vërtet e vështirë. Fituam 4-0, por nëse e shihni ndeshjen ashtu siç e shoh unë ishte e vështirë. Gjithçka tani është një test, pa kaq shumë minuta për t’u stërvitur, duke u përpjekur për të menaxhuar numrin e minutave për shumë lojtarë që nuk mund të përpiqen të imagjinojnë të luajnë një ndeshje. Duhet të dini se disa lojtarë duhet të zëvendësohen pas 60 minuta ose 70 minuta, kështu që është vërtet e vështirë. Në këtë moment gjithçka është një test. Ndërsa Arsenali është në një moment tjetër”.

“Topçinjtë” do të përpiqen që të arrijnë fitoren e katërt radhazi kundër “Djajve”. Arteta ka fituar gjashtë nga nëntë takimet e Premier Ligës kundër Junajtid që kur mori drejtimin dhe Amorim dëshiron që skuadra e tij të harrojë atë histori të fundit në përplasjen e së mërkurës në kryeqytet. “Është e rëndësishme të jesh i guximshëm”, tha portugezi. “Kur them i guximshëm, nuk është presion. Duhet të kuptojmë lojën, momentet e lojës dhe duhet të kemi topin. Kjo është pika kyçe sepse ne duam ta kemi topin. Ne duam gjithashtu të dominojmë disa momente të lojës, sepse e dimë se në këtë ndeshje është e vështirë të kontrollosh të gjithë ndeshjen”



Read it all at Bota Sot