Ish - bashkëshortja e Alvaro Morata flet për ndarjen

- Bota Sot

Ish - bashkëshortja e Alvaro Morata flet për ndarjen

Alis Kampelo dhe Alvaro Morata u ndanë disa muaj më parë, por marrëdhënia e tyre nuk u prish me përfundimin e martesës.

“Unë flas me Alvaron çdo ditë”, tha ajo gjatë një interviste për edicionin spanjoll të “Forbes Woman”.

Influencuesja përsëriti edhe një herë se nuk ishte tradhtia që e shkaktoi ndarjen mes tyre.

“Ai nuk ka shkuar me dikë tjetër, asgjë nga këto nuk ndodhi. Alvaro më respekton. Fakti është që nuk ishim mirë bashkë për faktorë të tjerë”, theksoi Alis.

Duke folur për lidhjen e saj të gjatë me Alvaro Morata-n (martesë nga e cila erdhën në jetë 4 fëmijët Alessandro, Leonardo, Edoardo dhe Bella), Alice Campello thotë: “Më donte shumë, më inkurajoi në të gjitha projektet e mia dhe më bëri të shoh një pjesë tek vetja që ndoshta nuk e dija. Por nuk flitet për një rikthim, të paktën tani për tani: “Qëllimi im tani nuk është të kthehemi bashkë, por të ndihemi mirë. Ai është familja ime dhe do të jetë gjithmonë.”

Pranimi i faktit që marrëdhënia e saj me Alvaro Morata përfundoi nuk ishte e lehtë për Alis Kampelon, e cila zbuloi për Forbes: “Nuk mund të mësohem me këtë. Ndjej se ajo që kam përjetuar në marrëdhënie ishte më e sinqerta dhe e vërteta e jetës sime. Ne kurrë nuk kemi treguar mungesë respekti për njëri-tjetrin.”

Pas ndarjes Alis u pa duke qarë në rrugë, ndërsa në telefon përsëriste pafund emrin e ish-bashkëshortit të saj, u raportua në shtypin spanjoll.

Gjithashtu ishte e vështirë për futbollistin që ta pranonte këtë fazë të re dhe ndarja e kishte shkatërruar.

Në gusht, Alvaro Morata ishte i pari që njoftoi ndarjen e tij nga Alis Kampelo, pas 8 vitesh së bashku.

Siç e kanë specifikuar vazhdimisht të dy, shkaqet nuk mund t’i atribuohen tradhtive apo mungesës së respektit. Të dy kanë ruajtur një lidhje të fortë, aq sa janë parë duke drekuar në Milano me fëmijët dhe modelja në disa raste ka pozuar me unazën e martesës në gisht.

Tani për tani mundësia e një kapitulli të dytë të historisë së tyre nuk duket të jetë në plane, por as e përjashtuar plotësisht.



Read it all at Bota Sot