Vendimet e Komisionit të Garave

- Bota Sot

Vendimet e Komisionit të Garave

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 03.12.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 14-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

VENDIME

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 14-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të KF “Ferizaj“, Ermin Imamoviç nr fanelle 4 dhe nr ID: 037908M95. Motivi: Ndërhyrje e palejushme si lojtar i fundit, për çka ndëshkohet ma karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi – Ferizaj.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC “Prishtina“, Driton Krasniqi nr ID :032929M84. Motivi: Në minutën e 88, gjatë shikimit të VAR-it, ofrohet afër gjytarit, ofendon dhe shan për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Dukagjini – Prishitna.

Ndaj: Udhëheqësit të ekipit FC “Ballkani “, Idriz Hajrizi , nr ID:009818M82. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë proteston në vendimin e gjyqtarit për çka ndeshkohet me karton të verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe fyrje të rënda ndaj gjyqtarëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Ballkani –Drita

Ndaj: Drejtorit Sportiv të FC “Ballkani “, Omer Bunjaku. Motivi:Gjatë hyrjes për në zhveshtore filloj ti kërcënoj dhe fyej rëndë gjyqtarët ka ofenduar edhe organet e FFK-së, edhe pse nuk ishte në protokolin e ndeshjës. Sipas raportit të gjyqtarit kryyesor të ndeshjes Ballkani –Drita

Ndaj:FC “Ballkani “, Motivi: Lëshim në organizimin e ndehsjes. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjës i lejohet çasja në lokalet zyrtare personit të paautorizuar(I pa evidentuar ne protokolin zyrtar të ndeshjes, drejtori sportiv Omer Bunjkau), i cili kërcënon,fyen gjytarët dhe organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani -Drita.

Ndaj: Lojtarit të KF “Drenica” Muhamed Fofana me nr fanelle 27 dhe nr ID 035672M00. Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar , për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Lira -Drenica.

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF “ Istogu “, Avdyl Qetaj nr ID 006739M64. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjës derisa gjyqtarët shkonin drejt zhveshtoreve nën percjelljen e policisë shanë dhe ofendon gjyqtarwt për qka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të referit kryesore në ndeshjen Istogu -Vllaznimi

Ndaj:KF “Istogu” . Motivi: Lëshim në organizmin e ndeshjës . pas përfundimit të ndeshjes derisa referet po shkonin në zhveshtore, simpatizuesit vendas i gjuajn me shishe pvc dhe shkrebza nderkaq në minute e 68, referi i 4-të goditet me telefon nga shkallët e stadiumit sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Istogu – Vllaznimi

Ndaj: Ndihmes trajnerit të Fushe Kosovës Albion Gjyrisheci ID CI0543, Motivi: Pas perfundimit të ndeshjës, rrugës për në zhveshtore ofendon dhe fyen gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të referit kryesor në ndeshjen Vushtria – Fushë Kosova.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 03.12.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit, njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë.



Read it all at Bota Sot