Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

- Bota Sot

Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 14-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

I.Lojtari i KF “Ferizaj“, Ermin Imamoviç nr fanelle 4 dhe nr ID: 037908M95. Ndërhyrje e palejushme si lojtar i fundit, për çka ndëshkohet ma karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llap – Ferizaj . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Perfaqësuesi zyrtar të FC “ Prishtina “, Driton Krasniqi nr ID :032929M84. Në minutën e 88, gjatë shikimit të VAR-it, ofrohet afër gjytarit, ofendon dhe shan për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Dukagjini – Prishitna. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

II.Udhëheqësi i ekipit FC “Ballkani “, Idriz Hajrizi , nr ID:009818M82. Pas përfundimit të pjesës së parë proteston në vendimin e gjyqtarit për çka ndeshkohet me karton të verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe fyrje të rënda ndaj gjyqtarëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Ballkani –Drita. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Drejtori Sportiv të FC “Ballkani “, Omer Bunjaku. Gjatë hyrjes për në zhveshtore filloj ti kërcënoj dhe fyej rëndë gjyqtarët ka ofenduar edhe organet e FFK-së, edhe pse nuk ishte në protokolin e ndeshjës. Sipas raportit të gjyqtarit kryyesor të ndeshjes Ballkani –Drita Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

FC “Ballkani “, Lëshim në organizimin e ndehsjes. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjës i lejohet çasja në lokalet zyrtare personit të paautorizuar(I pa evidentuar ne protokolin zyrtar të ndeshjes, drejtori sportiv Omer Bunjkau), i cili kërcënon,fyen gjytarët dhe organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani –Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

I.Lojtari i KF “Drenica” Muhamed Fofana me nr fanelle 27 dhe nr ID 035672M00. Ndërhyrje e paleuar ndaj lojtarit kundërshtar , për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjën Lira -Drenica. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Drejtori sportiv të KF “ Istogu “, Avdyl Qetaj nr ID 006739M64. Pas përfundimit të ndeshjës derisa gjyqtarët shkonin drejt zhveshtoreve nën percjelljen e policisë shanë dhe ofendon gjyqtarët për qka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të referit kryesore në ndeshjen Istogu –Vllaznimi. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 100 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

KF “Istogu” . Lëshim në organizmin e ndeshjës . pas përfundimit të ndeshjes derisa referet po shkonin në zhveshtore, simpatizuesit vendas i gjuajn me shishe pvc dhe shkrebza nderkaq në min 68, gjyqtarii i 4-të goditet me telefon nga shkallët e stadiumit .Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Istogu – Vllaznimi Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Nd/ trajneri Fushë Kosovës Albion Gjyrisheci ID CI0543, Pas perfundimit të ndeshjës, rrugës për në zhveshtore ofendon dhe fyen gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Vushtria – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 100 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

Lojtari I KF “ Ferizaj”, Emir Dalloshi nr fanelle 8 dhe nr ID 02311M08. Në ndeshjen Ferizaj-Ramiz Sadiku të xhiros së 16-të të Superligës së kadetëve, në min 50 ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ndërhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “ Ramiz Sadiku ”, Miran Sopas nr fanelle 88 dhe nr ID 022203M08. Në ndeshjen Ferizaj-Ramiz Sadiku të xhiros së 16-të të Superligës së kadetëve, në min 50 ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ndërhyrje e pakontrolluar ). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë Kryetar: Metë Çeku.



Read it all at Bota Sot