“Djajtë e Kuq” kërkojnë brazilianin

- Bota Sot

“Djajtë e Kuq” kërkojnë brazilianin

Man. Junjated ka qenë shumë pranë transferimit të Mateus Kunja-s në verë, por në fund Vulverheptoni rezistoi ndaj ofertave të shumta të “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi brazilian ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion në Premier Ligën, teksa është lojtari kryesor i WVulverheptonit. 25-vjeçari në 13 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, derisa Man. Junajted janë rikthyer në garë për të.

“Djajtë e Kuq” kishin bërë ofertën më të lartë prej 60 milionë eurove, por që u refuzua nga Vulverheptoni.

“Daily Mail” ka raportuar se Junajted janë rikthyer në garë për Kunja-n pasi braziliani pëlqehet edhe nga trajneri i ri Ruben Amorim. Gjiganti anglez synon që në janar të ofrojë 75 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian.



Read it all at Bota Sot