Atdhetari Hasan Ali Remniku luftëtar i paepur për lirinë e atdheut

- Bota Sot

Atdhetari Hasan Ali Remniku luftëtar i paepur për lirinë e atdheut

Atdhetari Hasan Ali Remniku u lind në fshatin Remnik të Anamoravës së Epërme, komua e Vitisë në vitn 1910. Elementi çetnik serb në fshatin, e tij të lindjes, Remnik gjatë vitit 1942, i mbështetur në ushtrinë e pushtuesit fashist bullgar, shkaktoi gjakderdhje dhe dhunë të paparë mbi shqiptarët e Remnikut, me qëllim që ta spastronin Remnikun nga banorët shqiptarë etnikë, dukuri kjo që vazhdoi në të gjitha viset e pushtimit bullgar. Ushtria kufitare bullgare e udhëhequr prej disa serbëve antishqiptarë të tërbuar, i mblodhi 24 burra të Remnikut i torturuan dhe i pushkatuan mizorisht: Mulla Ali Malokun, Selim Fetahun, Daut, Shaban e Bajram Ibrahimin, Halil Selmanin, Alush Zymerin dhe Ymer Sylën, kurse të tjerët i mbytën në Xhaminë e fshatit, duke i torturuar tërë natën, me mizoritë që i di vetëm sllavi ortodoks! Hasani duke ditur se fshatarët nuk ishin të përgatitur për luftë, duke vlerësuar situaten, për mos me shkatuar edhe më reprezalje ndaj shqiptarëve nga çetnikët serb e bullgar, mori pushkën dhe doli nga rrethimi i fshatit pa u hetuar.

Hasani e pa të rrugës shpërnguljen e banorëve shqiptarë nga Remniku, nga zona okupuese bullgare, në zonën italiane, të ndara me Moravën, duke hapur një front lufte me bullgarët dhe serbët në një gjatësi që mjaftonte për të siguruar kalimin e 5000-6000 vetave; gra, fëmijë pleq si dhe kafshët e tyre. Shumica e remnikasëve u sistemuan nëpër shtëpi në komunën e Sllatinës, në fshatin e kolonistve serbë në Tankosiç (Dardani), kolonistë këta, që ishin të vendosur nga Mbretëria jugosllave, ndërmje dy luftërave botërore, të cilët gjatë kësaj kohe me shumicë ishin larguar nga fshati për shkakun e krimeve që kishin bërë më herët ndaj shqiptarëve. Një kontribut të madh në sistemimin e remnikasëve e dha kryetari i komunës së Sllatinës intelektuali dhe atdhetari, Mulla Xhemë Sllatina, i cili kishte edhe aftësi dhe shkathtësi të një eprori të mirëfillët ushtarak meqë ishte edhe kryetar i “Këshillit të Gjyqit të Paqit” për mobilizimin e vullnetarëve shqiptarë për Moravën e Epërme në mbrojtjen e kufirit lindor të Kosovës.

-Hasan Remniku që tani hartoi listën për likuidimin e serbëve kriminel me orjentim politik çetnik. Sipas J. Bulajiqit, vet Hasani në vitin 1942 likuidoi 15 serbë, ku sipas kujtesës historike të popullit shqiptar, 12 prej tyre ishin nga radhët e serbëve zullumçarë të Remnikut, të cilët kishin marrë pjesë në vrasjet dhe në shpërnguljet e banorëve shqiptarë, e në veçanti të remnikasëve. kryezullumçari i njohur për shqiptarë, Zllobodan Jovanoviqi i Zhegrës, i cili kishte qit fjalë: ku është ai Hasan Aliu që nuk më vret mua por çëllon argat në ara...?! Hasanit ky rast i shërbeu si pretekst, prandaj ai i tha mikut të vet, Qazim Zekbashës së Karadakut dhe bashkëfshatarit të tij Halim Fetahut: “A pritoni të vini me mua për t’i provuar pushkët...! pa pritesë ata në mbrëmje vonë zunë pusin pranë shtëpisë së Sllobodanit, përballë dritarës, ku përmes dritës së llampës së vajgurit e panë duke u rruar atë, njeri vëzhgoi rrugën dy kryen aksionin, Hasani i urdhëroi Qazimit: “Unë qëlloi në fytë t’i në ballë...!” ashtu ndodhi.

Më 26 prill të vitit 1943 për shpëtimin e Aradhës Partizane “Emin Duraku” në Livoç në të cilën rrethim ishte vrarë komesari partizan, Musa Zajmi, midis 500 vetave sa kishte Ramiz Cernica, nën komandën e tij, për çarje të rrethimit ishte edhe Hasan Remniku.

Arif Qerim Sylejmani i njohur në popull si Arif Syla i Remnikut i cili ishte i lidhur me LNDSH-në qysh nga viti 1945, ai forcoi organzatën e LNDSH-së që nga gjysma e dytë e tetorit të vitit 1949 me përkrahjen e Mustafë Kokës dhe mbështetjen e Hasan Remnikut formoi degën e OLNDSH-së për Moravën e Epërme në Remnik. Hasan Remniku kërkoi që “puna e organizatës ilegale” të shkonte përmes mësuesit Mustafë H. Koka, i cili me ndihmën e Arif Sylës që tashmë ishte sekretar i komunës, të transferohet mësuesi Koka nga Lubizhda, ku punonte, si mësues në Remnik. Një numër i anëtarëve të organizatës së LNDSH-së në Gjilan ishin dënuar me pushkatime, ata ishin: Ramadan Bejta, Agush H. Mehmeti i Bresalcit, Ibish H. Meluni, por që shkalla e dytë iu hoqi dënimin me vdekje dhe iu zëvendësoi dënimin me nga 20 vite burg të rëndë. Pasi që Arif Syla kishte kundërshtuar disa aksione të pushtetit serbo-jugosllav atë e arrestojn dhe e zbulojnë edhe për Orgaqnizatën e LNDSH-së, qëllimi ishte, përmes tij, për ta qitë në kurth Hasan Remnikun, prandaj UDB-ja, atë e liroi, duke u munduar që përmes Arifit të vinë në gjurmtë e Hasanit, por që Arif Syla këtë kurrën e kurrës nuk e bëri, prandaj edhe u dënua me 9 vite burgë të rëndë.

Shefi i UDB-së së Kosovës, Dimitrie Kolkoviq-Disha, në pjesën e parë të vitit 1951, në Organizatën LNDSH-së së Hasan Remnikut, i hodhi së paku tre përsona ish të burgosur politikë, me detyra që ta vrisnin ose që ta zinin Hasan Remnikun në kurthin e UDB-së, por meqë ata s’patën sukses, UDB-ja i regrutojë së paku tre oficer të sigurimit: Tahir Sokolin nga viset e Gjakovës, komandant i milicisë në Bresalc, Rexhep Gjihën e Gjakovës, Sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ismajl Ramë Zenunin nga Smolica e Gjakovës, Shef i Milicisë të Rrethit të Kamenicës. Mirëpo Hasani për t’i zbuluar ata iu kërkoi shërbime kundër rendir dhe sigurisë së shtetit jugosllav, por pasi çdo pusi e UDB-së kundër Hasanit dështonte, UDB-ja vendosi t’i plotësonte disa krërkesa përmes shpiunëve të saj për Hasanin, që i cekëm më parë, pra për t’i bërë shpiunët të besuar te Hasani ata e bënë organizimin e ikjes së Agush Hetem Mehmetit nga podrumi i UDB-së së Gjilanit, ku e priste Mehmetin ekzekutimi me pushkatimit.

Nga fundi i vitit 1948 i dënuari, Miftar Ismajli nga Livoçi i Epërm, me burg 20 vite iku nga Kazamati i Sremska Mitrovicës dhe iu bashkua Hasan Remnikut, ku ata sipas J. Bulajiqit në muajin shkurt të vitit 1949, vranë një milic në malet e Zhegovcit, që ishte bërë shkak për t’i rënë UDB-ja në gjurmë, ishte fjala për milicin nga Bresalci, Gjorgje Spasiq, të vrarë më 18 mars 1949, për të cilën vrasje UDB-ja bëri shumë burgosje, midis të cilëve e arrestoi edhe Jusuf Zejnullahun (1927) nga Bresalci. Mirëpo veprimi i Hasanit dhe Miftarit nuk qe i gjatë meqë në një aksion në Gllogovcë pas një furi zjari në mes milicisë dhe Hasanit me Miftarin bie ky i fundit.

Në fillim të vitit 1945 te Hasani vrehet një kthesë e fortë nga Shqipëria, meqë ai kishte organizuar një takim me përfaqësuesit e organizatave politike ilegale shqiptare të Kosovës në katunun Zabel të Drenicës. Organizata e LNDSH-së së Anamoravës, në këtë takim, e përfaqësuan sekretari i organizatës, mësuesi Mustafë R. Koka dhe arkatari i saj, Arif Syla i Remnikut, gjithnjë në mbshtetje kryesore të Hasan Remnikut. Hysen Thaqi kishte sjellë një letër të organizatës së Pejës nga Qerim Uka për Mustafë Kokën ku shkruante: “I dashuri Mustafë! duhesh të bësh atentat e të vrasësh ndokend nga oficerët gjakpirës të UDB-së në terrenin tënd në mënyrë që të hakmirremi për vdekjen e Skënder Kosovës i cili u vra nga ana e sigurimit. Pas aksionit urdhëri është të ikësh në mal, Qerim Uka.”

Pas kthimit nga ky takim, Mustafa dhe Arifi i raportuan Hasam Alisë për çështjet e trajtuara, Hasani aprovoi kërkesën që vinte nga Shqipëria dhe, së bashku, u përcaktuan për dy oficerët të rinjë të UDB-së-Xhafer Lilën dhe Vojisllav Taliqin-Vojnë prej të cilëve banda frikohej më së shumti...! Shefi i UDB-së së Vitisë i dërgoi në Remnik operativistët Xhafer Lilën dhe Vojisllav Taliqin, meqë e dinin se Hasani ishte në malet e Zhegovcit, prandaj e kishin më lehët që të merrnin në pytje ata, që sipas tij, ata që ishin bashkëpunëtor të Hasanit, të “bisedonin me kujdes” me mësuesin Mustafë Koka, por që të mos kuptonte Mustafa që UDB-ja ishte duke e përcjellë, thuhej duhet me u përpjekë për të bindë Mustafën, të bashkëpunoi me shërbimin tonë të sigurimit, pra qëllimi ishte që puna e tij armiqësore, për atë, të jetë e padiktueshme...!

Në mbrëmjen e 5 qershorit të vitit 1951 oficerër e UDB-së shkuan në Remnik, morën në pyetje disa bashkëfshatarë të Hasanit, tërthorazi edhe Mustafë Rushitin Kokajn. Ata shprehën optimizmin në raport te shefi i tyre se Hasanit i vien ditët e numruara. Sipas të dhënave të remnikasëve Xhaferi dhe Voja atë natë u vendosën në shtëpinë ku banonte mësuesi, dhe aty morën në pyetje përpos disa fshatarë edhe Mustafë Kokën, pra në shtëpin ku banonte mësuesi të Ahmet Nezirit, në odën e të cilit banonte Mustafë Koka me nusën të cilën posa e kishte marr, Rabijën, bijë Remniku. Pas darke mësuesi Koka u ofroi udbashëve të shkonin për të fjetur në banesën e tij, pasi gruan,se kishte në banesë, e kishte dërguar te familja e saj...! ndërsa Mustafa do të flinte te ndonjë fshatar...! Udbashët në fund i kishin thënë: se “nëse t’i na çon deri te Hasan Remniku e njerëzit e tij do të japim mundësi të shpëtosh...!” i thanë që nesër do të vazhdojmë.

Mësuesi shkoi në shtëpin e Arif Sylës, dhe sipas të dhënave të UDB-së, ia dërgoi atyre arkivin e organizatës LNDSH-së “Merreni dhe dërgoja Hasanit, le të gjindet tek ai derisa të bashkohemi” Mësuesi Koka tërë natën nuk bëri gjumë duke menduar se si do t’ia dilte me aksionin e parë, të armatosur!? Për t’i vrarë dy operativistët e UDB-ë e kishte vendosur po sa kishte filluar zënkën me ta në shitoren e fshatit që ishin ardhur po atë pasdite, pra t’i vriste dhe mos tu linte telashe fshatarëve. Mësuesi Koka, para agimit të datës 6 qershorit 1951, “e mori pushkën e gjatë”, thotë Bulajiqi, dhe, fshehët nga fshatarët, kaloi në oborrin e banesës së tij, e hapi derën pa bërë gricë! Udbashët flinin, të kënaqur me rezultatet që kishin arritur, në “mposhtjen e mësuesit Mustafës...!”, me shpresë se, që ditën e re, “do të niseshin aksionin kundër Hasan Remnikut...!

Mustafa që të mos i vriste në gjumë, i thirri: Në emër të lirisë së Kosovës dhe të popullit shqiptar, Organizata jonë u ka dënuar me vdekje: Kam ndrein që jam zbatues i atij vendimi. Rroftë Shqipëria e bashkuar! Poshtë tradhtarët dhe okupatori...! Ahmet Muharremi i zoti i konakut shkoi me vrap në odë, ku dy udbashët ishin të plagosur për vdekje, por që ende ishin gjallë, derisa Xhaferi u ngrit në brryla e tha: “Të lutem njoftoi milicinë...!” Sipas kujtesës historike të fshatarve remnikas, dy oficerët e plagosur rëndë, posa u takuan me milicët dhe udbashët, që kishin ardhur për t’i marr, u thanë: “Populli nuk është fajtor për vrasjen tonë: Ne nuk ishim të kujdesshëm sa duhej me Mustafën, dhe e paguam me jetë...!

Kryepolici i Kosovës, Shaban Kajtazi, do të konstatoi: se prindrit e udbashëve nuk kërkuan asgjë dënim për popullsinë e remnikut dhe kurrfarë hakmarrjesh për të bijtë e tyre...! Por realiteti qëndronte se Hasan Alisë iu shtua një luftëtar që shtiu tmerrin në radhët e udbashëve. Grupi i udbashëve të caktuar për kurthin e Hasan Alisë me shokë, sipas Jovan Bulajiqit, pjesëmarrës ishin: “Ismeti”, “Shabani”, “Mirku”, “Ragipi”, dhe Shefit” të tyre “në Prishtinë”-Dimitrije Kolkoviqit-Disha, ka konstatuar se udbashi i infiltruar në “Grupin e Hasan Alisë” i raportoi “Qendrës”, në vijimsi me rregull, deri “20 ditë” para se në kurthin për Hasan Alinë, me shokët, të hedhet “Musa”-Sylë Mehmeti i Vraniqit të Suharekës, pra para 26 shtatorit të vitit 1951.

Në bazë të disa të dhënave del se togeri, Ismet Ramë Zenuni, në shërbim të sigurimit të UDB-së, qëndroi në grupin e Hasanit pa arritur që ta informonte “Qendrën”. Ismajl Zenuni më vonë informonte “Qendrën” me synimin e grupit të Hasan Remnikut për kalimin në Shqipri, përmes Sylë Mehmetit. Por që Sylë Mehmeti u arrestua nga UDB-ja dhe për tu liruar ai pranoi bashkëpunimin me UDB-në, sipas disa të dhënave për të qenë besnik ndaj UDB-së ai dërgoi vllaun e tij peng në zyret e UDB-së derisa Hasanin ta qetë në kurthë. Sipas raportit të filmit, Kapiten Lleshi, të Velko Bulajiqit dhe fejtonit–si sinopsisë për atë film: “Prita në Bistricë” i Bulajiqit, në kujtimin historik të popullit është thënë se Hasan Remnikun me shokë, UDB-ja i helmoi, “në tërvesë”, përmes ndonjë të besuari që i preu në besë!?, diku midis Sllakovcit, Gadishit dhe Gadimës.

Dëshmit më të sigurta janë se martirët e kombit u likuiduan me helm dhe u masakruan të vdekur, duke u rënë vetëm nga ana e përparme, me plumba të revolverit dhe me sopatë, pa dhënë prova se kishin derdhur gjak! Misionarët e udbës kishin ftuar popullin që të vinin në Prizren për t’i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e tmerrit ishte vendosur në qendër të pazarit, kjo ekspozit e tmerrit vazhdoi edhe në qytetin e Gjilanit dhe të Vitisë, e cila ekspozitë përkundër qëllimeve të UDB-së, për t’a ofruar masën me pushtetin okupatori, ekspozita pati kundërefektin dhe indinjatën e popullit shqiptar ndaj pushtuesëve dhe bashkëpuntorëve të tyre.



Read it all at Bota Sot