Postimi zemërthyes i lamtumirës i babait të futbollistit të Kosovës që vdiq sot

- Bota Sot

Postimi zemërthyes i lamtumirës i babait të futbollistit të Kosovës që vdiq sot

Lajmi për vdekjen e Erjon Morinës e mërziti sot krejt komunitetin sportiv, por edhe më gjerë.

Futbollisti i ri kosovar vdiq sot, pak javë pas sulmit kardiak që e kishte pësuar, me ç’rast kishte përfunduar në gjendje kome.

Shpresat për t’u shëruar ishin të gjalla deri sot, kur papritmas erdhi njoftimi i kobshëm nga babai i tij, Ilir Morina.

Një postim lamtumire zemërthyer, që buron nga fjalët që dolën nga zemra e ndarë copë-copë.

“Ylli i babit, ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do të jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty!

Do të jesh yll që do të na ndriçojë gjithmonë”, shkroi në rrjetet sociale Ilir Morina, babai i futbollistit të ndjerë.

Erjon Morina ishte pjesë e klubit të futbollit Vushtrria së fundmi, ndërsa më parë i kishte edhe disa eksperienca të tjera.

Por, fatkeqësisht, planet dhe ëndrrat e tij u ndalën në gjysmë.



Read it all at Bota Sot